Shilegov: Qytetarët t’i respektojnë masat gjatë lëvizjes në hapësira publike

TË FUNDIT

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov sot bëri thirrje që të gjithë qytetarët gjatë lëvizjes në vende publike t’i respektojnë rekomandimet dhe protokollet nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht ta respektojnë distancën sociale dhe të bartin maskë.

I pyetur se sa respektohet bartja e maskave dhe mbajtja e distancës në autobusë, Shlegovi në konferencën e sotme për media sqaroi se problemi me epideminë ende nuk është tejkaluar, dhe sipas tij nuk ekziston institucion i cili mund t’i thotë masat të cilat do të garantojnë siguri, nëse secili nga qytetarët individualisht nuk kontribuon me pjesën e tij të obligimit.

Shilegovi theksoi se policia duhet të veprojë seriozisht sa i përket masat restriktive.

“Unë në disa raste sa i përket sjelljes sociale dhe moszbatimit të politikave restriktive nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme kamë dhënë deklarata serioze, qëndroj pas tyre. Veçanërisht që numri i sotëm i të infektuarve përsëri për fat të keq po rritet sa i përket dy punëve, së pari u krijua atmosferë e rreme në shoqëri se problemi me epideminë është tejkaluar, ndërsa nuk është tejkaluar. Një pjesë e mirë e kësaj ka të bëjë me deklaratat fatkeqe të ministrit të Punëve të Brendshme dhe mosveprimit të policisë sa i përket masave restriktive”, tha Shilegovi.

Sipas tij mosrespektimi i protokolleve do të na kthejë prapa në kushte të karantinës dhe orëve policore, dhe pikërisht për këtë bën thirrje që secili të respektojë rekomandimet dhe protokollet e punonjësve shëndetësorë./MIA