DELEGACIONI NGA KOSOVA NISET PËR NË “RIO2016”

715
0
SHPËRNDAJE

Shefi i Misionit Olimpik të Kosovës, Eugen Saraçini së bashku me një delegacion do të nisën sot rreth orës 13:00 për në ngjarjen kryesore të sportit, ku Kosova merr pjesë për herë të parë

Ka mbetur edhe pak kohë deri në fillim e ngjarjes së shumëpritur në fushën e sportit. Një ngjarje kjo historike për Kosovën. Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, me tetë sportistë të disiplinave të ndryshe të sportit.

Në një intervistë për RTV21 mbrëmë, shefi i Misionit Olimpik të Kosovës, Eugen Saraçini ka bëtë të ditur së janë bërë gjitha përgatitjet paraprake për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë ngjarje të madhe sportive.

Kurse sot  një delegacion i  prirë nga shefi i misionit Olimpik të Kosovës, është nisur për në Brazil, atje ku do të mbahen lojërat olimpike sivjet me 5 gusht.

Ekipi historik që do të përfaqësojë Kosovën për herë të parë në Lojërat Olimpike përbehet nga xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova që në Rio do të shkojnë me normë olimpike. Kurse, atleti Musa Hajdari dhe atletja Jona Kryeziu shkojnë në Rio me ftesa, sikurse Lum Zhavelli dhe Rita Zeqiri në not, Urata Rama në shenjëtari dhe Qëndrim Guri në shenjtëri.

Njëherësh Majlinda do të jetë ajo që do të mbajë edhe flamurin e Kosovës gjatë parakalimit në Rio2016. Flamuri pritet t’i dorëzohet nesër nga Presidentit i vendit, Hashim Thaçi. / 21Media 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU