Tetovë, qytetarët s’duan izolim për Bajram! Infektologu: Në Tetovë nuk respektohen masat e rekomanduara

TË FUNDIT

Këto janë  pamjet  e qytetit të Tetovës gjatë ditës së sotme. E enjtja është ditë tregu, ndërsa shumica e  qytetarëve  siç edhe mund të shihen  nuk respektojnë  masat e rekomanduara nga Qeveria për  Covid 19. Shumica e qytetarëve të anketuar në lidhje me atë se a janë dakord që gjatë festës së Bajramit të jenë në izolim, kundërshtojnë plotësisht. Disa nga qytetarët pandeminë Covid 19 e quajnë si diçka të sajuar, ndërsa izolimin e shohin si masë të tepruar.

Qytetar:

-“Në shtëpi nuk mbyllem, po jashtë do të dalë, nuk ka virus, këto janë gënjeshtra, me e dërguar Allahu unë e mirëpres, por kjo nga njerëzit është.”

-“Të dal, çfarë të qëndruar në shtëpi”

-“Në shtëpi të qëndrojmë”

-“Të dalim, por duhet t’i zbatojmë rregullat siç duhet.”

-“Pleqtë kanë thanë ku është shumica atje duhet edhe të drejtohemi  edhe këtu përderisa  popullata është në këmbë dhe i është qasur kësaj teme duhet seriozisht t’i qasemi kësaj teme .”

Epidemiologu Naim Skënderi nga Instituti për Shëndet Publik thotë se  në Tetovë nuk respektohen masat që  rekomandohen vazhdimisht.

“Në qytetin e Tetovës  dhe rrethinë për fat të keq numri i rasteve  dita ditës shtohet dhe kjo vjen si  rezultat i mos respektimit të masave që i ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, më herët edhe Instituti për Shëndetit Publik”, tha Naim Skenderi, Epidemiolog.

Epidemiologu Skenderi thotë se  vetëm gjatë ditës së sotme në qytet kemi 10 rast të reja , ku shumica e tyre janë nga kontaktet,  por edhe klasterë të rinj.