Mickoski: Së pari konsultim me Komisionin për sëmundje infektive, e pastaj datë për caktimin e zgjedhjeve

TË FUNDIT

Nëse jemi të udhëhequr nga qëndrimi se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishmi, atëherë për zgjedhjet duhet të këshillohemi së pari me Komisionin për sëmundje infektive, e pastaj me Komisionin Shtetëror Zgjedhor për kohën e nevojshme për të zhvilluar këtë proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm, theksoi pas takimit të sotshëm të liderëve, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i cili mbeti në mendimin se gjëja më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve, më pas zgjedhjet.

Sipas Mickoskit, nëse një jetë e humbur e njeriut është çmimi, me të cilin VMRO-DPMNE duhet të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe ai të marrë mandatin kryeministrit, ​​atëherë, siç tha ai, ai refuzon të jetë pjesë e strukturës së tillë.

“Nëse udhëhiqemi nga qëndrimi se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishmi, atëherë duhet të këshillohemi me Komisionin për sëmundje infektive dhe askush nga ne nuk duhet ta problematizojë mendimin e tyre në kuptimin se kur duhet të vendoset nëse dhe çfarë masa duhet të zbatohen. Duhet të kemi proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm dhe masat që do të merren gjatë këtij procesi të drejtë dhe të besueshëm, me të vërtet duhet të garantojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm”, shtoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Pika e dytë që e theksoi Mickoski është konsultimi me KSHZ-në për kohën e nevojshme për të zhvilluar proces të drejtë dhe të besueshëm me kusht që të arrihet hapi i parë, por edhe për të realizuar komunikim dhe kontakt me OSBE/ODIHR në drejtim të organizimit të misionit vëzhgues.

Si pikë e katërt, siç shpjegoi ai, pasi të përmbushen këto konstanta, atëherë mund të flasim për datën e parë të mundshme se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

Mickoski sqaroi gjithashtu se propozoi që përmbajtja e rendit të ditës të plotësohet me një pikë tjetër, dhe kjo ishte problemet që kemi me fqinjin tonë lindor për sa i përket mohimit të identitetit, por siç shtoi ai, nuk kishte konsensus për këtë çështje./MIA