EURO 2016: PORTUGALI- FRANCË, NUK KA TË BËJË FINALJA ME TË QENIT NIKOQIR I KAMPIONATIT

729
0
SHPËRNDAJE

Portugalia e di më së miri se nuk do të thotë gjë në finale po që se je nikoqir i kampionatit, pasi që ka humbur finalen e madhe kundër Greqisë në vitin 2004, kur kampionati mbahej në Portugali.

Franca është një nga 3 skuadrat nikoqire të kampionatit që ka fituar edhe finalen e madhe të tij, së bashku me Spanjën dhe Italinë.

Në 10 ndeshjet e fundit, që nga viti 1975, Franca ka fituar të gjitha. E fundit ishte një miqësore në Lisbonë në Shtator të 2015.

Në vitin 2006 penaltia e shënuar nga Zinedine Zidane i dha fund Kupës Botërore për Portugalinë.

Në Kampionatin Evropian të 2016, lojtari i skuadrës franceze, Griezmann është golashënuesi më i mirë deri më tani me gjithsej 6 gola të shënuar. Ai dhe Ronaldo kanë pasur gjithsej nga 12 goditje në portë deri në finale. Deri në prekjen e finales, Portugalia dhe Franca kanë mbajtur përqindje të njëjtë të posedimit të topit, të dyja nga 52%. Franca është ndëshkuar me 9 kartonë të verdhë, dhe Portugalia me 2 më pak se ajo. Asnjëra nuk ka kartonë të kuq.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Francës do të zhvillohet në Saint Denis që ka kapacitet prej 80.000 ulësesh. Mark Clattenburg nga Anglia do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, i njëjti që drejtoi edhe ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Përgatiti: Dardana Sadiki

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU