OBSH: Rritja e numrit të viktimave nga COVID-19 nëpër botë është alarmante dhe tragjike

TË FUNDIT

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus e vlerësoi si “alarmante dhe tragjike” rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve të vdekjes nga koronavirusi në të gjithë botën.

“Gjatë javës së kaluar numri i rasteve të vdekjes është rritur për më shumë se 40.000 duke tejkaluar 123.000”, deklaroi ai në konferencë diplomatike në Gjenevë, citohet nga agjencitë.

Drejtori i Përgjithshëm rikujtoi se sipas OBSH-së, ka rreth dy milion raste të konfirmuara të koronavirusit në botë. Kjo, së bashku me vdekshmërinë në rritje “është rritje alarmante dhe tragjike”, deklaroi Gebrejesus./MIA