MAQEDONIA KUNDËR ESTONISË NË LUFTË PËR MEDALJEN E ARTË NË LIGËN EVROPIANE

642
0
SHPËRNDAJE

Reprezentacioni i Maqedonisë në volejbollit sot pasdite nga ora 17 kundër Estonisë do të luajë në finalen e turnirit përfundues nga Liga e Evropës që luhet në Varna. Të dy reprezentacionet dje shënuan fitore të rënda prej 3:2 në sete. Maqedonia e fitoi Austrinë, ndërsa Estonia ishte më e suksesshme nga nikoqiri në turnirin përfundimtar Bullgarinë.

Plasmani në finale në të dy seleksionet është tërësisht e merituar pasi nuk kanë asnjë humbje deri më tani nga ndeshjet e këtij sezoni. Maqedonia dhe Estonia arritën nga shtatë fitore (gjashtë në grup dhe një në gjysmëfinale). Vitin e kaluar në turnirin përfundimtar në Poloni në gjysmëfinale Maqedonia e fitoi Estonin me 3:0, ndërsa estonët paraprakisht kishin dy fitore në grup. Estonia është një nga rivalet e reprezentacionit tonë dhe në kualifikimet për Ligën Evropiane që do të mbahet në shtator të këtij viti.

Në garë për vendin e tretë në turnirin përfundimtar në varna prej orës 14 do të luaj Bullgaria me Austrinë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU