Situata e sigurisë në Dibër dhe Qendër Zhupë stabile

TË FUNDIT

Stabile është situata e sigurisë në rajonin e
komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, ku është shpallur gjendje krize. Në
kuadër të masave të parapara në planin operativ, nëpunësit e policisë i
realizojnë moto patrullat përgjatë mjediseve urbane dhe lagjeve
ndërurbane. Nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve në vende publike,
nuk ka shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe nuk janë regjistruar
aksidente. Janë evidentuar 10 persona të rinj në vetizolim dhe janë
realizuar 66 kontrolle ndaj këtyre personave në këto komuna.
Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë, siç bëri të ditur Ministria e Punëve
të Brendshme, me sukses po zbatohen masat për kontroll gjatë hyrjes së
automjeteve, si dhe aktivitetet për furnizimin me ushqim, ilaçe, mjete për
higjienë personale dhe nevoja të tjera për qytetarët në të dyja komunat.
“Të gjithë personat juridikë të cilët bëjnë furnizim me ushqim duhet të
paraqiten në Shtabin e Krizës në telefonin fiks 046/831 051 pas çka,
automjetet e tyre me shoqërim të policisë do të dërgohen deri te
subjektet tregtare adekuate. Përkujtojmë se hyrja është e lejuar vetëm për
persona të cilët janë banorë të komunave, ndërsa njëkohësisht është
pamundësuar, gjegjësisht është ndaluar rreptësisht dalja e të gjithë
qytetarëve që janë gjetur në rajonin e të dyja komunave”, thuhet në
kumtesë.
Nga MPB-ja iu bëjnë thirrje qytetarëve që rreptësisht ta respektojnë
vendimin e Qeverisë për ndalesë për lëvizje për të gjithë qytetarët në
gjithë territorin, çdo ditë pune, prej të hënës deri të premten, prej orës 16
deri në orën 5 të ditës së ardhshme dhe gjatë fundjavës, prej të premtes
prej orës 16 e deri të hënën në orën 5.
“Bëjmë thirrje për respektim të vetëdijshëm dhe disiplinor të të gjitha
masave dhe udhëzime të tjera të rekomanduara në lidhje me parandalimin
e përhapjes së virusit korona (COVID-19), ndërsa të gjithë personat
juridikë dhe fizikë ashpër t’i respektojnë udhëzimet e nëpunësve të
policisë. Qytetarët, në numrin falas të telefonit 08 0000 201 ose në 192,
mund t’i denoncojnë të gjitha rastet e personave të cilët i shkelin
dispozitat për vetizolim të obligueshëm prej 14 ditëve. Të gjitha ata të cilët
i shkelin rekomandimet e dhëna, do të sanksionohen sipas nenit 205 dhe
206 të Kodit Penal”, shtojnë në kumtesë. (MIA)