Radhët e gjata në banka, qytetarët pa zgjidhje, Komuna e Tetovës: pensionet të dërgohen në shtëpi

TË FUNDIT

Qytetarët që presin në radhë para bankave kërkojnë zgjidhje nga organet kompetente, ata thonë se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër se si ti marrin paratë e tyre, thonë se ndjehen të rrezikuar por nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Thonë se frikësohen nga përkeqësimi i situatës dhe mund të ngelin pa i marrë paratë. Për këtë situatë fajësojnë bankat që punojnë vetëm në një ose dy sportele në të gjithë qytetin, ndërsa qeverisë dhe komunës i kërkojnë që të gjendet një zgjidhje.

Qytetar: “Ku të shkojmë nëse bllokohen rrugët dhe mos dalin ku të marr të holla , ku të marr ushqim, për atë marr pensionin“.

Qytetar: “ mund të gjendet zgjidhje por nuk ka kush punon atje Brenda, shefi I bankës I bën këto çdo herë , ata e shohin se dy të punësuar ka në sportel a 150 veta janë jashtë ky është problemi më I madh.”

Qytetar: “ Punëtorë duhet , thonë njerëzit presin te dera , por nuk na lëshojnë brenda, atje një punëtorë ka brenda. Kemi frikë si nuk kemi presim tërë ditën dhe kemi frikë”.

Qytetar: “ jemi të rrezikuar por nuk kemi se çfarë të bëjmë “.

Por nga Shtabi i krizës në Komunën e Tetovës thonë se kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë nga Banka Popullore që të gjendet një zgjidhje për personat e moshuar që të mos presin radhë për të marrë pensionin.

“Në vendimin e ditës së sotme nga Shtabi i krizës në Tetovë u vendos të kërkohet nga Banka Popullore e të marrë masa konkrete që bankat në Tetovë të rregullojnë orarin e punës në këtë kohë krize dhe të gjejnë një model që pensioni të merret përmes postës , me çka edhe personat e moshuar të mos kenë nevojë që të mblidhen në grupe para bankave “, u tha nga Shtabi i krizës së Tetovës.

Nga shfaqja e gjendjes së jashtëzakonshme televizioni 21 ka informuar se para bankave qytetarët presin në grupe me orë të tëra, por deri më tani institucionet kanë bërë vetëm apele duke mos marrë asnjë masë konkrete.