Rikonfirmohet teoria e Ajnshtajnit për valët gravitacionale

1567
0
SHPËRNDAJE

Në shkurt të këtij viti, shkencëtarët njoftuan për një zbulim historik.

Për herë të parë, pas shumë vitesh vëzhgimi, ata kishin pikasur valët gravitacionale.

Këto të fundit janë valëzimet në dimensionet hapësirë-kohë, të prodhuara nga objekte gjigante si vrimat e zeza.

Dje gjatë takimit vjetor të Shoqatës Astronomike Amerikane, shkencëtarët njoftuan se një fenomen i tillë është pikasur edhe në një rast tjetër, para se ky zbulim të bëhej publik.

Gjata Krishtlindjeve të vitit 2015, qindra shkencëtarë që punonin në Observatorin Laser Interferometer Gravitational i ndërprenë pushimet pasi morën një sms që i njoftonte për këtë zbulim.

Valët gravitacionale janë valëzimet që krijohen në “sipërfaqen” hapësirë-kohë. Graviteti i objekteve me masë të madhe deformon hapësirën dhe kohën ose “hapësirë-kohën”, siç e quajnë shkencëtarët, në të njëjtën mënyrë siç ndryshon një top bulingu formën e trampolinës, teksa rrotullohet mbi të.

Si rezultat, objektet më të vogla do të lëvizin në mënyra të ndryshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU