Universiteti Ndërkombëtar në Strugë organizoi Konferencën e Tretë Shkencore Ndërkombëtare

1276
0
SHPËRNDAJE

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, si institucion i lartë arsimor në Republikën e Maqedonisë, për herë të tretë, organizoi Konferencën e Tretë Shkencore- Scientific Challenges for Sustainable Development’16, e cila u mbajt në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, ku moren  pjesë studiues të shkencave ekonomike, juridike, politike, teknologjisë informative, edukimit dhe sferës së ekologjisë.

Pjesëmarrës nderi të konferencës ishin personalitete nga Republika e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë.

Hapja e Koneferencës u bë  nga Rektori i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë Prof.Dr. Aleksandër Biberaj, Prof.Dr.Shiret Elezi -Ministre e Veteqeverisjes Lokale dhe njëkohësisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave Ekonomike pranë UNS-së, Akademik Anastas Angjeli -Anëtar i Akademisë të Shkencave të R.Shqiperisë dhe Deputet i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Prof.Dr.Bashkim Rama- Drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe profesor i UNS-së dhe Prof.Dr. Agim Nuhiu-zv/ministër i punëve të brendshme dhe njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë UNS-së.

Prof.Dr.Shiret Elezi -Ministrja e Veteqeverisjes Lokale dhe njëkohësisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave Ekonomike pranë UNS-së në konferencën e tretë shkencore potencoi faktin se sa rëndësi kanë këto aktivitete për zhvillimin e shoqërisë civile.

Duke qënë moderatore në panelin e departamentit të ekonomisë Prof .Shiret Elezi theksoi se problematikat në procesin e zhvillimit të ekonomisë janë të shumta prandaj hulumtimi shkencor në këtë sferë është mjaft i rëndësishëm.

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Prof. Dr. Agim Nuhiu shprehu konsiderata të larta lidhur me këtë aktivitet, duke dhënë mbështetjen e tij për të gjitha organizimet e tilla kerkimore-shkencore, Prof. Dr. Agim Nuhiu theksoi faktin se evenimente të tilla janë risi për kulturën dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.

Drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe profesor i UNS-së Bashkim Rama ishte i ftuar sot gjatë konferencës së tretë shkencore në UNS potencoi faktin se thelbi i një universiteti janë profesorët të cliët e pasurojnë historikun e tij . Duke falenderuar të gjithë stafin e UNS-së Prof. Bashkim Rama potencoi faktin se konferenca të tilla japin një kontribut te madh në analizën e faktorëve socialë, politikë ,ekonomikë lidhur me çështje të ndryshme në Ballkan dhe më gjerë.

Një personalitet tjetër i cili na nderoi me pjesëmarrjen e tij konferencën e tretë shkencore, ishte edhe Akademiku Anastas Angjeli- Deputet në parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Akademiku Prof. Dr. Anastas Angjeli në fjalimin e tij gjatë hapjes së konferencës ,përshëndeti pjesëmarrësit njëkohësisht falenderoi stafin e UNS-së për stimulimin e eventeve të tilla duke theksuar bashkëpunimin rajonal shkencor lidhur me tematika të ndryshme si: mobiliteti ekonomik, zhvillimi i qëndrueshmërise financiare etj.

Konferenca e tretë shkencore është e organizuar në 8 panele në bazë të temave të përzgjedhura nga studiuesit dhe në përputhje me thirjen për punime në të cilin janë paraqitur rreth 51 tema nga sfera e ekonomisë, politikës, drejtesisë, edukimit, teknologjisë informative dhe ekologjisë. Çdo pjesëmarrës do të marrë çertifikatë për pjesëmarrje pas prezantimit të punimit shkencor dhe do të jetë pjesë e librit të punimeve të konferencës që botohet në kuadër të revistës shkencore “The Heritige”. Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, me organizime të tilla shkencoro-kërkimore kontribon në zhvillimin e Shkencës dhe Arsimit jo vetëm në R.Maqedonisë por edhe më gjërë sepse mundëson një bashkëpunim akademik me shtete të tjera si Shqipëria, Kosova, Turqia e më gjërë prej ku vijnë personalitete të mëdha akademike për të qënë pjesë e Konferencës tonë.

Gjatë konferencës u diskutuan tematika të ndryshme lidhur me fenomene aktuale të cilat janë  shqetësuese për shoqërine civile dhe sistemin ekonomik-politik. Synimi  i kësaj konference konstiston në faktin që hulumtimi shkencor është mjaft I  rëndësishmë për të përmirësuar  instrumentat e ndryshëm të cilët   në mënyre specifike mund të rrisin ndjeshëm kulturën politike,mobilitetin ekonomik  etj.

Në secilin nga panelet e konferencës së organizuar nga UNS, pjesëmarrësit  debatuan  duke ngritur kritika për probleme specifike të cilat në mënyre direkte ose indirekte ndikojnë në integritetin shoqëror .Duke marrë parasysh faktin se sot globalizimi po na përfshin   në mënyre fluente ,evente të tilla shkencore   janë të nevojshme pasi  në përfundim  arrihet në disa ide konstruktive të cilat  do të sinkronizojnë  të gjithë këto elementë për t[a bërë fushën e shkencës,teknologjisë,edukimit informimit  sa më homogjene dhe precize.

mediume 2 mediume 3 mediume 4

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU