Hyrje me dhunë në hapësirat e Federatës së hendbollit të Maqedonisë

950
0
SHPËRNDAJE

Probleme të papritura për Federatën e hendbollit të Maqedonisë (FHM) në vigjilje të përgatitjeve përfundimtare para Kampionatit evropian në Poloni. Në mëngjes të punësuarit gjatë ardhjes në punë pas festave të Krishtlindjeve i ka pritur derë e hapur. Grabitës kanë hyrë brenda me dhunë, ndërsa informata rreth dëmit eventual ende nuk ka.

“Menjëherë kemi denoncuar dhe policia ka bërë ekspertizë. Kjo është me të vërtetë befasi e pakëndshme dy ditë para ndeshjeve në terren vendor me reprezentacionin e Malit të Zi, si dhe një javë jo e plotë para fillimit të KE në Poloni”, thonë shkurtë nga FHM.

Reprezentacioni i hendbollit të Maqedonisë sot po i vazhdon përgatitjet, të dielën dhe të hënën do të luajë dy ndeshje kontrolluese me Malin e Zi, ndërsa për në Krakov niset më 13 janar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU