Kosova bëhet pjesë Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF)

749
0
SHPËRNDAJE

Federata e Hendbollit të Kosovës tanimë është pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Vendimi është marrë në Kongresin e jashtëzakonshëm të IHF që u mbajt në Sochi të Rusisë.
Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, prezantoi para delegatëve mbi rrjedhat e Kampionatit të IHF-së për shtetet në zhvillim që u zhvillua në qershor në Kosovë. Ky raportim u shoqërua edhe me një video reportazh, ku krerët e FHK-së morën lëvdata.

Pas votimit, me shumicë absolute votash në sallë u rikthye delegacioni i FHK-së në mënyrë triumfale. Pos Serbisë kundër votoi edhe ndonjë shtet tjetër apo abstenoi.

Presidenti i IHF-së,  Hasan Mustafa, i dorëzoi presidentit Saraçini certifikatën mbi anëtarësimin e plotë të FHK-së në IHF. Federata e Hendbollit të Kosovës në Sochi të Rusisë u bë anëtarja e 200 e asociacionit më të madh botëror të hendbollit.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU