Analistët: partitë shqiptare të padukshme në negociatat

665
0
SHPËRNDAJE

Analistët politik Alajdin Demiri dhe Xhelal Neziri me mendime të ngjashme lidhur me rolin e partive shqiptare në zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos.  Sipas analistit Alajdin Demirit , partitë e shqiptarëve kanë qenë të padukshme gjatë bisedimeve.

Demiri vlerëson se është i pakuptimtë, siç tha ai, servilizmi i partive shqiptare ndaj VMRO DPMNE-së. Siç informon, eurokomisari Han i ka larguar përfaqësuesit e tyre prej takimit të fundit në Përzhino.”Sipas informatave që i kam, ata janë përzënë nga komisioneri Han, sepse gjatë gjithë kohës është biseduar 3 me 1 , që do të thotë qe këta kanë qenë të panevojshëm”, tregon ai.

Edhe analisti Xhelal Neziri është i mendimit se partitë politike shqiptare në bisedimet nuk kanë pasur rol të dukshëm. Sipas tij, ato kanë qenë vetëm vëzhgues, e jo pjesëmarrës në këtë proces. Neziri thotë se me numrin e deputetëve që kanë partitë shqiptare mund të krijojë shumicë të re parlamentare e cila siç thotë ai , do të ketë një fuqi të jashtëzakonshme politike.”Numrat tregojnë se nuk është bash kjo pozitë të cilët duhet ta kenë partitë shqiptare në atë proces.  Ato me numrin e deputetëve që kanë në parlament mund të krijojnë shumicë të re parlamentare gjë që ju jep atyre një fuqi të jashtëzakonshme politike”, thekson Neziri.

Edhe pse të kontaktuara nga TV21 për të komentuar rolin e tyre në procesin e bisedimeve, asnjëra nga dy partitë politike shqiptare nuk e pa të arsyeshme që të komentojë rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Furkan Saliu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU