Vështrim nga brenda: Ku po ngecin negociatat?

490
0
SHPËRNDAJE

Kanë mbetur edhe disa orë për t’u zbatuar marrëveshja që partitë politike e arritën para më shumë se 5 muajsh. Burime për TV 21 të kyçur në bisedime thonë se ekzistojnë dy probleme serioze që po e frenojnë realizimin e asaj për të cilën janë marrë vesh. I pari është Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Partitë nuk po munden të merren vesh për përbërjen e saj dhe kompetencat që i ka.

Problemi i dytë është formimi i komisionit parlamentar anketues i cili do të duhet të punojë në lidhje me bisedat e përgjuara që i ka publikuar LSDM-ja opozitare. TV 21 mëson se VMRO-DPMNE-ja qeveritare ka qenë kundër asaj që kryetar i komisionit të jetë njeri i LSDM-së. Në vend të saj, ata kishin propozuar vendi t’i takonte ndonjë deputetit nga radhët e PDSh-së opozitare. Partia qeveritare kishte propozuar komisioni ta shqyrtojë vetëm çështjen për atë se kush si ka përgjuar dhe jo përmbajtjen e bisedave.

Burimi ynë i pohoi edhe informatat se në bisedimet e mbrëmshme VMRO-DPMNE-ja nuk është dakorduar me propozimin e eurokomisarit Johanes Han që partitë së pari të merren vesh për ekipin e prokurores publike speciale, Katica Janeva, e pastaj të merren vesh për ligjin për publikimin e bombave.

E vetmja gjë për të cilën të gjitha partitë janë marrë vesh është të mos ketë ndëshkime për bombat e deritanishme. Megjithatë, LSDM-ja ka propozuar në vend të ligjit për “bombat” të propozohen ndryshime në Kodin Zgjedhor në të cilin do të zmadhoheshin dënimet për të gjithë ata që në të ardhmen do të publikonin biseda të përgjuara në mënyrë të paligjshme, me përjashtim nëse janë të interesit publik.

Bisedimet ishin ndërprerë edhe për ligjin për qeverinë. LSDM-ja është dakorduar me propozimin evropian që zëvendësministrat të kenë të drejtë vetoje për të gjitha çështjet që janë në kuadër të kompetencave të tyre.

Pamundësia që partitë të mos mund të merren vesh edhe pas 12 orësh bisedime as të paktën për një çështje, e ka nevrikosur eurokomisarin Han, për ç’gjë ai dha deklaratë në të cilën bisedimet i vlerësoi si të pasuksesshme.

Iskra Opetçeska

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU