A nisi këtu qytetërimi i Kosovës? (FOTO)

359
0
SHPËRNDAJE

Banorët e fshatrave Aqarevë dhe Ujmir, besojnë se objekti më e vjetër në Kosovë ndodhet pikërisht afër këtyre vendeve. Një kishë – kala mbi 20 metra e gjatë dhe 2 e lartë, gjysëm e rrënuar me mure prej guri të trasha, më shumë se 1 metër sipas gojdhanave të kësaj ane pretendohet t’i ketë mbi 2 mijë vjet, raporton Magazina.al. “Është mëse e sigurtë se kjo është kala ilire. Fatkeqsisht pushteti jugosllav në vitin 1962, e bastisi dhe mori gjërat me vlerë, perfshi edhe dokumentacionin, por gjithcka rreth këtij vendi, të jap me kuptu se bëhet fjalë për një objekt ilir“, thotë 63 vjeqari Hamit Shala nga Ujmiri. Shala i cili është edhe profesor i gjuhës shqipe, tregon se bazuar në gojdhana këtu ka ekzistuar një civilizim i hershëm dhe tepër i përparuar.

ujmir2
Sipas tij bjeshka e Petrovices, ku ndodhet kisha – kala, një kohë ka qenë e tëra vreshtë. Ndërsa përrreth saj ka rrënoja të objekteve ndihmëse. Edhe Skënder Jashari nga Aqareva thotë se askush nuk e di sa i vjetër është ky objekt. “Familja jonë ka 800 vjet në këto anë, askush nga pleqët tanë nuk e mban mend kur është ndërtuar kjo kishë”,thotë Jashari. Banorët e këtyre fshtarave mes Klinës dhe Skënderajt, shprehen të habitur se si është e mundur që shteti të Kosovës nuk i ka interesuar kurr kjo pasuri me vlerë kulturore dhe historike. Magazina.al

ujmir3

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU