Vetel dhe Ferrari buzëqeshin në Singapor

312
0
SHPËRNDAJE

Për herë të parë që nga qershori i vitit të shkuar, asnjë makinë Mercedes nuk do të niset nga vendi i parë në një garë të Formula 1.
Në Çmimin e Madh të Singaporit, Sebastian Vetel me Ferrari regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të zhvilluara sot në pistën me drita të Marina Bay-t.

Piloti gjerman e ndali kronometrin në 1:43.885, më tepër se gjysmë sekonde më i shpejtë se Daniel Riçardo me Red Bull. Vendi i tretë për ferraristin tjetër, Kimi Raikonen, i ndjekur nga Danil Kviat po me Red Bull.

Pasdite negative, ndërkaq, për Mercedesët, që duhet të mjaftohen me vendet 5 (Hemilton) dhe 6 (Rosberg).

Kjo është radha e nisjes për dhjetë të parët në garën e 13-të të këtij Botërori, që do të zhvillohet të dielën në orën 14:00:

nisja

Ky është pole position-i i parë i “Kokëkuqes” pas mëse tre vjetësh, ndërsa Vetel rikthehet të provojë emocionet e kryesuesit për të parën herë që nga gara e Brazilit në nëntor 2013. Për katër herë kampionin e botës, ky është pole position-i i 46-të në karrierë.

Ndërkohë, Mercedesi e ndal në 23 numrin e nisjeve radhazi nga pozicioni i parë, duke mos e thyer dot rekordin e Uilliamsit me 24. Gjithashtu as Hemiltoni nuk e barazon dot rekordin e legjendës Airton Sena me tetë pole position radhazi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU