Krasniqi triumfoi në Pousko

347
0
SHPËRNDAJE

Valdet Krasniqi i Prishtina Racing Team (PRT) është fitues i garës së zhvilluar në Pousko afër Prizrenit. Ishte kjo gara e pestë në disiplinën malore, e nënta në përgjithësi në Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në Automobilizëm.

Në një konkurrencë shumë të fortë, Krasniqi ka triumfuar me kohën prej 4:38.897 minutash, që njëherësh ishte edhe koha më e mirë e shtegut. “Gara e sotme ishte mjaft atraktive, ndërsa edhe konkurrenca e madhe. Jam përgatitur mirë për këtë garë dhe në përgjithësi për kampionatin e sivjetmë. Kam bërë investime të mëdha në veturë, prandaj rezultatet nuk janë të rastësishme. Shpresoj që edhe në garat në vazhdim të arrij rezultate të mira”, është shprehur fituesi i garës, Valdet Krasniqi.

Edhe kësaj radhe në kategorinë e parë tri pozitat e para u takuan garuesve nga Prizreni D&G. Bekim Kovaçi, Kreshnik Mariqi dhe Afrim Spahi ishin më të suksesshmit në këtë kategori.

Garuesit nga ky klub patën mjaft sukses edhe në kategorinë e dytë, të cilën i rrëmbyen pozitat dy dhe tre (Alban Berisha e Agron Dida), por më i shpejtë se ata ishte Besnik Çitaku i Prishtina RCP.

Në kategorinë e tretë ka vazhduar dominimi i Përparim Dushit të Prishtina RT, i cili ishte dukshëm më i shpejtë se përcjellësit më të afërt, Valdet Kaqandolli e Gramos Mehmeti.

Në disiplinën malore, Arbnor Musliu vazhdon tëjetë më i miri në kategorinë e katërt. Kësaj radhe pas tij u renditën Rexhep Bytyqi e Arbër Rexhepi.

Në kategorinë më atraktive (e pesta), Valdet Krasniqi dëshmoi edhe njëherë që është mëtuesi kryesor për epitetin e më të mirit në këtë vit garues. Pozita e dytë në këtë kategori i takoi Liridon Kalenderit, ndërsa i treti u rendit Gentian Kulla.

Në kategorinë e gjashtë triumfoi Xhemshit Hasani, i cili pati kohë më të mirë se Faton Rama e Vilson Ndrecaj, të cilët u renditën në pozitat 2 dhe 3.

Në konkurrencën ekipore e para doli Racing Club Prishtina, e dyta Prishtina Racing Team, ndërsa një vend në podium e siguroi edhe Prizreni D&G.

Rezultatet:

Kategoria e parë

1.Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 5:19.946
2.Kreshnik Mariqi (Opel – Prizreni D&G) + 07.934
3.Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) + 08.979
Kategoria e dytë

1.Besnik Çitaku (Opel Corsa – Prshtina RCP) 5:22.289
2.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) + 05.590
3.Agron Dida (Yugo – Prizreni D&G) + 07.655
Kategoria e tretë

1.Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT) 4:48.436
2.Valdet Kaqandolli (Suzuki – Prishtina RT) + 11.298
3.Gramos Mehmeti (Polo – Prishtina RT) + 22.668
Kategoria e katërt

1.Arbnor Musliu (Opel Astra – Prishtina RCP) 4:57.578

2.Rexhep Bytyçi (Peugeot – Ferizaj) +18.463

3.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) + 22.393

Kategoria e pestë

1.Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) 4:38.897
2.Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) +03.493
3.Gentian Kulla (Honda – DDA) +18.513
Kategoria e gjashtë

1.Xhemshit Hasani (Opel Kadet – Prishtina RCP) 5:02.491
2.Faton Rama (Peugeot – Prishtina RT) + 04.794
3.Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +15.019
Renditja e përgjithshme

1.Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) 4:38.897

2.Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) +03.493

3.Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT) 4:48.436

Renditja në konkurrencën ekipore

1.Racing Club Prishtina (RCP)
2.Prishtina Racing Team (PRT)
3.Prizreni D&G

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU