Vazhdon mbështetja ndërkombëtare për hendbollin kosovar

397
0
SHPËRNDAJE

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Federatën e Hendbollit të Kosovës e ka mbështetë FHK-në me një dysheme speciale (gerflor). Kjo dysheme do të shërbejë për zhvillimin e ndeshjeve të hendbollit që Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2017 për meshkuj që zhvillohen në muajin nëntor të vitit 2015 me Lituaninë dhe muajin janar të 2016 me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Sllovakinë.

IHF po ashtu aprovoi edhe projektin ‘Hendbolli në shkolla” të FHK-së i cili do të mbështetet në ciklin katër vjeçar. Me këtë rast FHK-ja do të ndihmohet me pajisje sportive të parapara në projekt, në rend të parë do të mbështetet me topa të madhësive 0, 1 dhe 2 që do t’i ofrohen shkollave të hendbollit përfshirë ato fillore dhe të mesme që do te organizohen në kuadër të Federatës së Sportit shkollor dhe shoqatave të pedagogëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU