Pse gjërat shihen ndryshe në verë dhe ndryshe në dimër?

320
0
SHPËRNDAJE

Studim/Shkencëtarët në Universitetin e Nju Jorkut kanë hedhur dritë mbi perceptimin që njerëzit kanë për ngjyrat, pasi vënë re se njerëzit i shohin gjërat ndryshe në dimër dhe ndryshe në verë. Kërkimet u bënë për shkak se perceptimet e njerëzve për ngjyrat ndryshonin sipas sezoneve, në mënyrë të veçantë se si e përceptojnë ngjyrën e njohur si “e verdha unike”.

Njerëzit identifikojnë 4 ngjyra: blu, jeshile, të verdhë dhe të kuqe, ngjyra të cilat nuk përmbajnë përzierje të ngjyrave të tjera. Ngjyra e verdhë është veçanërisht interesante për studiuesit sepse ajo qëndron e tillë pavarësisht faktit se sytë e njerëzve janë të ndryshëm. Kërkuesit në departamentin e psikologjisë donin të zbulonin shkakun e qëndrueshmërisë së kësaj ngjyre dhe se cilët ishin faktorët që mund ta ndryshonin atë. Ata mendonin që ngjyra e verdhë nuk varej nga biologjia e syrit, por në ngjyrën natyrale të botës.

Autori kryesor i studimit, Lauren Welbourne, tha: “Ajo çfarë jemi duke zbuluar është se midis stinëve vizioni ynë përshtatet me ndryshimet e mjedisit. Kështu, në verë, ku ka një sasi të madhe gjethesh sistemi ynë përshtatet me ekspozimin ndaj ngjyrës së gjelbër.

“Në Nju Jork, zakonisht mbizotëron ngjyra gri për shkak të dimrit të shurdhër dhe verës me gjelbërim kudo. Vizioni ynë kompenson këto ndryshime dhe ndryshon mendimin tonë për dukjen e ngjyrës së verdhë”. Është pak a shumë si të ndryshosh balancën e ngjyrave të televizorit”, shton ai.

Hulumtuesit testuan 67 burra dhe gra në janar dhe qershor. Pjesëmarrësit u vendosën në një dhomë të errët, u lejuan që të përshtateshin me dritën dhe një makinë të quajtur kolorometër, ajo çfarë duhet të bënin ishte të arrinin të gjenin ngjyrën e verdhë, pa asnjë iluzion të të gjelbrës apo të kuqes. Lauren tha se hulumtimi ka hedhur dritë mbi sistemin vizual. Ishte hera e parë që u konstatua se ndryshimet natyrore në mjedis ndryshonin në perceptimin e ngjyrave/Shendeti.

Megjithëse nuk ka asnjë çrregullim që mund të rregullohet, sa më shumë mësoni rreth  ndryshimit të vizionit për ngjyrat, aq mq mirë do e kuptoni se si e shikoni botën. Kjo mund të hedhë dritë mbi efektet dhe mënyrat se si të diagnostifikoni çrregullimet vizuale.

Lauren shtoi se njerëzit duhet të përshtaten vazhdimisht me rrethinat e tyre, sepse shumë vende në botë kanë mjedise shumë të ndryshme gjatë gjithë vitit. Ky proces është shumë i dobishëm, sepse do të mësoheni me këto ndryshime të mëdha sezonale në ngjyrat e mjedisit dhe do të vazhdoni të diskriminoni më tej ngjyrat e sakta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU