Arrestohet heroi i fitores së Francës në Ligën Botërore

388
0
SHPËRNDAJE

Volejbollisti francez Ervin Ngapet u arrestua në Paris të martën për shkak të sulmit ndaj një konduktori në stacionin hekurudhor “Montparnasse|

Vetëm dy ditë më herët, Ngapet ishte heroi i triumfit të kombëtares franceze në finalen e turneut përfundimtar të Ligës Botërore në Rio de Janeiro .

Siç është raportuar nga “L’Equipe” , Ngapet është akuzuar për sulmin mbi konduktorin, të cilit ia ka thyer arkatën duke e përplasur për derë të trenit. Incidenti ndodhi kur ai u pyet nëse është e mundur për të shtyrë nisjen e trenit , pasi ai dhe një person tjetër ishin duke pritur që t’iu bashkohet edhe dikush tjetër.

Ngapet është lënë i lirë por mund të dalë para gjyqit në shtator ose tetor pasi që Hekurudha e Francës ka ngritur kallëzim penal ndaj tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU