Thaçi fton ndërmarrësit italianë të investojnë në Kosovë

218
0
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Paulo Gentiloni, me të cilin kanë biseduar për sukseset e Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit, për progresin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Do të dëshironim që ky bashkëpunim të thellohet edhe në rrafshin ekonomik”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se “tanimë në Kosovë ka investitorë të suksesshëm italianë”. Ai ka ftuar që të inkurajohen edhe ndërmarrësit e tjerë që të investojnë në Kosovë.

Zëvendësministri e ka informuar ministrin Gentiloni se ministrat e Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqësisë të Kosovës, Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi, do të vizitojnë Italinë këtë verë për të përgatitur nënshkrimin e disa marrëve shjeve konkrete të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, e që pritet të nënshkruhen në shtator, në “EXPO Milano 2015”.

Gjatë bisedës është folur edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit, si dhe në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kosovës.unnamed (3) unnamed (4)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU