Suharekë: Digjet traktori me gjithë kashtë

86
0
SHPËRNDAJE

Rreth orës 09:50 minuta në një rrugë të fshatit Sopijë ka shpërthyer një zjarr në një traktor i cili ishte i ngarkuar me kashtë. Shkaktar i shpërthimit të zjarrit thuhet të jenë përçuesit elektrik të cilët e kanë prekur ngarkesën duke krijuar shkëndija e më pas kashta ka marrë flakë. Nuk ka mundur të shpëtohet as traktori me rimorkio. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it. Në vazhdim pritet të sqarohet nëse telat e rrjetit nuk kanë qenë të vendosur në lartësinë e duhur apo pasoja ka ardhur nga mbingarkesa dhe pakujdesia e traktoristit./foto: Ilustrim/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU