Kinezët klonojnë VW “Bubën”

174
0
SHPËRNDAJE

Prodhuesi i makinave elektrike VIDOEV ka zbuluar një makinë të ngjashme me Volkswagen Beetle pak ditë më parë, në panairin e makinave elektrike Shandong, por atë e kanë “rritur” pak duke e bërë me katër dyer.

Përveç kësaj, makina ka të gjitha veçoritë dalluese të Beetlet origjinal, nga linjat e trupit, çatinë harkore, parafangon e fryrë si dhe dritat rrumbullake, transmeton Koha.net. Madje edhe instrument-tabela është krejtësisht e ngjashme me dizajnin e modelit aktual Beetle.

VIDOEV prodhon vetëm makina elektrike me shpejtësi të vogël, ndërsa “China Car News” raporton se motori në këtë makinë ka vetëm 28 kuajfuqi dhe fuqizohet nga një bateri e lehtë, prandaj vështirë të besohet se do të mund t’ju çojë larg. Edhe motori është i vendosur në pjesën e prapme sikur e kishte Beetle origjinal.

Auto-industria kineze është e njohur për kopjimin e makinave të huaja. Edhe Chevrolet Colorado e Ford F-150 kanë shërbyer si inspirim për brendet lokale kineze, transmeton koha.net.

Volkswagen ende nuk ka komentuar në lidhje me këtë rast.

Nëse flasim për çmimin, duhet të ju tregojmë se një VW Beetle kushton rreth 32,000 dollarë në Kinë, ndërsa VIDOEV do të kushtojë 16,000 dollarë kur të del në shitje vitin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU