Ekskluzive: Hendbolli i Kosovës hyri në histori (VIDEO)

540
0
SHPËRNDAJE

Prej 20 deri më 26 qershor në Kosovë (Prishtin eë Gjakovë) u zhvillua Kampionati Botëror i Hendbollit i vendeve në zhvillim. Ishte kjo hera e parë e një ngjarjeje me kaq peshë që u zhvillua në Republikën e Kosovës, qëkur sporti i hendbollit kosovar filloi zyrtarisht të ndërkombëtarizohet.

Sot ishte dita e fundit e këtij manifestimi të rëndësishëm sportiv. Përfundoi me mbylljen e tij, me një ceremoni siç përfundojnë përherë manifestimet e këtij lloji kudo në botë.

Vendi i parë u takoi Ushujve Faroe, i dyti Letoniës ndërkaq i treti i takoi përzgjedhjes së Republikës së Kosovës.
Një mirrënjohje për organizatorin Federatën e Hendbollit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit , të gjithë koorganizatorëve, e mbi të gjitha djelmoshave dhe shtabit teknik që me punë dhe profesionalizëm trokitën zëshëm në dyert e hendbollit botëror!

Ndiqni çastet e fundit të këtij manifestimi të madh sportiv me komentimin e komentatorëve tonë sportiv Agim BINAKU dhe Bajram SHALA./ 21 Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU