Tashmë ka filluar kampionati botëror i hendbollit

298
0
SHPËRNDAJE

Tashmë ka filluar kampionati botëror i hendbollit, i shteteve në zhvillim, i këtij sporti, që për herë të parë organizohet sivjet nga Federata Nderkombëtare dhe që po zhvillohet në Kosovë!
Në orën 13.00 kanë filluar dy ndeshje: Në Prishtinë: Estonia – Britania e Madhe
dhe në Gjakovë: Uruguai – Andora

Prej orës 15.30 janë këto ndeshje: Në Prishtinë: Ishujt Faroe – Australia dhe Në Gjakovë: Moldavia – Irlanda

Në orën 17.00 nis ceremonia e hapjes solemne në pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ndërkaq prej orës 18.00 fillon takimi: Kosova – Armenia

Prej orës 20 e 15 minuta takohen: Kameruni – Shqipëria, ndërsa në Gjakovë: Kina – Malta dhe Letonia – Bullgaria!

Radiotelevizioni 21 në kanalin e parë dhe në 21 Plus transmeton ndeshjet më joshëse të kësaj ngjarjeje më të madhe të organizuar deri me tash në Kosovë!/ 21MEDIA 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU