Sërish numër i lartë i rasteve me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3.761 testime për Covid-19, prej të cilëve 1.216 kanë rezultuar pozitive.

Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 15 viktima dhe 111 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 578.923 testimeve, pozitive kanë rezultuar 116.438. Prej tyre, 99.126 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 33.403. Numri i rasteve aktive është 13.909./TV21