Informatat për vaksinat nga sot i merrni në ueb faqen “kovid19vakcinacija.mk”

TË FUNDIT

Lëshohet në përdorim platforma kovid19vakcinacija.mk me të cilën qytetarët do të mund të informohen për vaksinat, procesin dhe fazat e vaksinimit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.

Ndërkaq, nëpërmjet ueb faqes,  vakcinacija.mk mund të paraqiteni për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Imunizimi është proces i sigurt dhe është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e virusit, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.