Maqedonia dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet për të filluar bisedimet me BE-në, tha Osmani

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vlerëson se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet për të filluar bisedimet me Bashkimin Evropian. Osmani gjithashtu vuri në dukje se nuk sheh interes nga askush që Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria në këtë rrugë.

“Unë mendoj se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet për të filluar bisedimet dhe të dyja vendet do të vazhdojnë në këtë rrugëtim për shkak se kjo do i jepte energji shtesë gjithë rajonit dhe gjithë procesit të integrimit. Në fakt nuk shoh interes nga askush të ndahet Maqedonia e Veriut nga Shqipëria në këtë rrugë. Këtë ma konfirmuan edhe në Tiranë gjatë vizitës time atje se nuk ka interesa as Republika e Shqipërisë për ndarje nga Maqedonia në rrugëtimin evropian dhe unë mendoj se kështu duhet të vazhdojmë edhe më tutje”, deklaroi Bujar Osmani për TV21.