Gjermania paralajmëron përshpejtimin e vaksinimit

TË FUNDIT

Përshpejtim i vaksinimit është paralajmëruar në Gjermani, kur mjekët e përgjithshëm do të fillojnë të vaksinojnë në prill. Megjithatë, qëllimi i parashtruar për imunizim të 25 për qind të popullatës çdo muaj nuk është real, deklaroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan.

“Numri i personave të vaksinuar në muaj nuk do të rritet menjëherë në 20 milionë, apo 10 milionë në javë”, deklaroi ai për ZDF.

Gjermanët janë të pakënaqur nga dinamika e vaksinimit sepse vetëm 6,4 për qind e popullatës prej rreth 83 milionë njerëz e pranuan dozën e parë të vaksinës.

Shefi i shoqatës gjermane të mjekëve vlerësoi se me mjekët e kyçur në aplikimin e vaksinave, rreth pesë milionë njerëz në javë mund të imunizohen.

Ai i bëri thirrje qeverisë të miratojë përfshirje të mjekëve të përgjithshëm në vaksinim, sa më shpejtë të jetë e mundur.