As Mbappe dhe as Neymar, ky është lojtari më i mirë në Francë

TË FUNDIT

Liga e parë franceze është padyshim nën diktatin e PSG prej shumë vitesh, edhe pse këtë sezon ekipi nga “Parc des Princes” po has pak vështirësi, me Lille që është në krye të klasifikimit.

Edhe pse Lille është ajo që udhëheq, kontigjenti i lojtarëve të PSG nuk ka diskutim, por jo të gjithë mendojnë kështu.

Mbrojtësi i Marseille, Alvaro Gonzales është pyetur së fundmi rreth lojtarit më të mirë në Ligue 1 dhe ai ka dhënë një përgjigje të çuditshme. Sipas Alvaros, më i mirë në Ligue 1 nuk është as Kylian Mbappe dhe as Neymar Junior.

“Lojtari më i mirë aktualisht në Ligue 1 është padyshim Boubacar Camara”, është shprehur Alvaro. Mbrojtësi njihet për rivalitetin e ashpër që ka me Neymar Jr, por duket se as Mbappe nuk hyn në shijet e tij. Sidoqoftë, talenti i Camara nuk hidhet poshtë, pasi kërkohet nga klubet më të mëdha në Europë, por ta krahasosh me Neymar dhe Mbappe është pak e tepruar.