Ministria e Shëndetësisë kumton detaje të marrëveshjes me “Pfizer”

TË FUNDIT

Pasi kryeministri deklaroi se në fund të marsit do të arrijnë vaksinat nga kompania “Pfizer”, detaje për këtë kanë kumtuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në kumtesën dërguar mediave, Ministria e Shëndetësisë e ka informuar opinionin se kompania “Pfizer”, prodhues i vaksinave kundër Kovid-19, sot deri te Ministria e Shëndetësisë, e ka dërguar marrëveshjen për blerjen e vaksinave.

Në këtë marrëveshje kumtohen edhe hollësirat siç janë:
“Prodhuesi “Pfizer” në vitin 2021 Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i dërgojë 800.280 doza vaksina. Sipas marrëveshjes, dërgesa e vaksinave do të zhvillohet në katër kuartale, ndërsa dërgesa e parë do të ndodh në muajin mars. Në marrëveshje thuhet se kompania “Pfizer” këtë muaj në vendin tonë do të dërgojë 21.060 doza vaksina”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21.

Sqarojnë se vaksinat janë paketuar në shishe me më shumë doza, nga një shishe përmban 6 doza të vaksinave. Vaksina ruhet dhe shpërndahet në -70 gradë Celsius, në frigorifer të zakonshëm prej 2 deri 8 gradë mund të qëndrojë pesë ditë, ndërsa e tretur të ruhet 6 orë.

Nga MSH-ja deklarojnë, se sistemi shëndetësor është i përgatitur për zbatimin e imunizimit./TV21