Bujar Muça është arkitekti i sallës Universale

TË FUNDIT

Sot u prezantua rikonstruimi i sallës Universale në Shkup, për të cilin pati debat të ashpër në publikun e Shkupit.

Salla që paraqet objektin më të rëndësishëm kulturor në Shkup, do të marrë pamje të re, kjo falë arkitektit shqiptar Bujar Muça.

“Nuk jam vetëm unë në këtë, por tërë kompania ime”, tha Muça gjatë prezantimit të projektit, transmeton TV21.

Projekti i rikonstruimit përfshinë dy faza. Faza e parë është punimet në pjesën e kupolës dhe pamjes estetike të objektit, kurse faza e dytë përfshinë funksionalitetin e objektit.

“Në fazën e dytë do të ndryshohet skenografia e skenës, ndriçimi dhe zërimi”, tha Muça.

“Për ndryshimin e atyre ulëseve të këqija, që janë të vështira për të ulur, që e dimë të gjithë sepse kemi qenë… Do ta bëjmë sallën të shkëlqejë sërish. Ajo nuk do të ketë vlerë arkitektonike aq shumë, sa ka vlerë në kujtesën e shkupjanëve. Ne sërish do ta bëjmë të shkëlqejë ashtu”, shprehet Muça.

Do të ruhet forma ekzistuese, do të riorganizohet hapësira e brendshme dhe do të ketë fasadë me efikasitet energjetik.