Alispahiq: Gjykata është thikë me dy tehe, të dënuarit nuk e kanë kryer veprën

TË FUNDIT

Avokati Asmir Alispahiq ka vlerësuar se me paraburgimin dhe me aktvendimin e sotëm, gjykata ka dëshmuar se vepron me thikë me dy tehe.

Ai vlerëson se me këto vepra, prokuroria por edhe gjykata është duke dëshmuar se është po ajo që ka qenë.

“Jo vetëm për paraburgimin, por edhe të aktvendimit. ne jemi të bindur se si mbrojtje të dënuarit nuk e kanë kryer veprën”, tha Alispahiq, transmeton TV21.

Ndërkaq i pyetur për atë që Fejzi Aziri, e ftoi kryeprokurorin Lubomir Joveskin dhe Villma Ruskovskën që të shkojnë në burg për t’iu dhënë dëshmi të reja”, Alispahiq tha nuk e di se për çfarë e ka pasur fjalën ai.

Aziri në seancën ku u shpall aktvendimi, u bëri thirrje Joveskit dhe Ruskovskës që të shkojnë ta vizitojnë në Burgun e Shutkës dhe se do të ofrojë prova për porositësit, organizatorët, vrasësit dhe ndihmësit e “Monstrës”.