Dafina Zeqiri me mesazhe motivuese për ndjekësit

TË FUNDIT

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, po publikon vazhdimisht mesazhe motivuese për ndjekësit.

“Jeni origjinal. Dëgjoni pa ndërprerë dikë. Mbështetni pa pretenduar. Ndani pa hezituar. Flisni pa shpërblim”, është shkrimi që Dafina ka publikuar së fundmi. Ajo gjithashtu ka shkruar “ne harrojmë se zgjimi çdo ditë është gjëja e parë për të cilën duhet të jemi mirënjohës”.

Ndryshe,  “Mos shko” është projekti i fundit muzikor i Dafina Zeqirit, në bashkëpunim me Yll Limanin. Projekti është publikuar më 26 dhjetor dhe deri tani në Youtube ka mbi shtatë milionë klikime./21Media