Zaev: Do të porosisim vaksina nga “Sputnik”

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se shteti ynë do të porosisë vaksina anti-Covid edhe nga “Sputnik”.

“Po, do të porosisim vaksina edhe nga Sputnik. I kamë dhënë udhëzimet. Më kanë informuar se ka kapacitet edhe për 100 mijë dhe u kamë thënë le të bëhet porosia edhe nga atje. Do të thotë gjithçka që ekziston si vaksionë, kemi bërë porosi dhe marrëveshje”, tha Zaev, transmeton TV21.

Deri tash vendi ka marrë vaksina vetëm nga kompani “Pfizer” nëpërmjet selisë në Serbi, ndërkaq pret të marrë edhe nga Kina. Vaksinimi ka filluar tashmë, por vetëm te personeli mjekësor.