Shkaktoi reagime për mosmbajtjen e maskës, Megan Fox reagon lidhur me deklaratën e bujshme

TË FUNDIT

Aktorja, Megan Fox është tashmë në shënjestër të mediave rozë.

Mirëpo, duket se së fundmi asaj nuk i ka shkuar mirë me një deklaratë të dhënë, pasi ka vendosur një rekord reagimesh të ashpëra.

Ajo është ‘kryqëzuar’ nga fansat për shkak të postimit të bërë me fotoshop në Instagram, i cili deklaroi një qëndrim kundër mbajtjes së maskave të fytyrës, në mes të pandemisë COVID-19.

 ‘Në fund të fundit është vendimi im të besoj në univers për të më mbajtur mua dhe familjen time të sigurt’.

34-vjeçarja ka reaguar duke hedhur poshtë këtë deklaratë: “Unë kurrë nuk kam bërë deklaratë në lidhje me mbajtjen e maskave. E frikshme që mund të bëheni virale dhe ndoshta të kryqëzoheni shoqërisht për diçka që nuk e keni bërë. Interneti është kaq argëtues”.