Për 24 orë, 216 vozitës të sanksionuar në Shkup

TË FUNDIT

Në territorin e Qytetit të Shkupit, gjatë kontrolleve të djeshme në komunikacion, janë shqiptuar gjithsej 216 masa, në mesin e të cilave 26 për mosrespektimin e shpejtësisë gjatë lëvizjes, 52 shkelje të këmbësorëve, pesë për ngasjen e veturës pa patentë shoferi. Janë shqiptuar 13 sanksione për përdorimin e celularit, pesë për automjete të paregjistruara dhe me defekte dhe 66 masa për parkim jo të drejtë, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB theksuan se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, theksuan nga MPB.