DEBATI I PARË PUBLIK PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT, A DO TË MARRIN FUND MANIPULIMET PËR FURNIZIME PUBLIKE?

403
0
SHPËRNDAJE

Rritja e pragut të furnizimeve publike, kontroll i shtuar dhe ndryshimi i rregullave të vjetra për marrjen e tenderit, respektivisht prioritet të jetë cilësia, e jo çmimi mi i ulët. Këto janë vetëm një pjesë e propozim-ndryshimeve të Ligjit për furnizime publike, të cilat ekspertët i cekën në debatin e parë publik, i mbajtur për ndryshimin e kësaj rregullore. Kërkesat janë praktike dhe vijnë nga komuniteti i biznesit, deklaroi kryetari i Byrosë për furnizime publike, Gjorgji Georgievski.

“Pragu më i ulët është 1.000 euro në sektorin klasik, kurse në veprimtari sektori është 2.000 euro. Rritja e pragut është kërkesa e biznesit. Me këtë do të lehtësoheshin furnizimet e vogla. I lehtësojmë çështjet e shumë shkollave dhe çerdheve, sepse kanë mungesë stafi që punon për furnizime publike”, tha Georgievski.

Qëllimi i Ligjit të ri për furnizime publike është që të forcohet transparenca dhe kontrolli i procedurave, kurse në të njëjtën kohë t’i bëjë ato më të thjeshta dhe më të lehta për zbatim, deklaroi ministri i financave, Dragan Tevdovski.

“Ligji i ri jep mundësi që përveç çmimit, të vlerësohet edhe cilësia. Gjatë kësaj, organi kontaktues, në varësi prej prokurimit, do të mund të përcaktojë nëse si kriter do ta përdorë çmimin më të ulët, leverdinë në bazë të jetëgjatësisë së produktit ose raporti më i mirë mes çmimit dhe cilësisë”, tha Tevdovski.

Biznesmenët e mirëpritën hapin nga ana e autoriteteve që u ishte lejuar të përfshihen në hartimin e ligjit të ri. Ata konfirmuan se zgjidhja aktuale ligjore ka mungesa dhe është mirë që do t’i nënshtrohet ndryshimeve.

“Mundësimi i zbatimit të parimeve të proporcionalitetit të operatorëve ekonomik, transparenca më e madhe dhe futja e mundësisë për kontroll paraprak gjatë njoftimit për furnizime publike. Gjithashtu, edhe dokumentacioni i tenderit, i cili pasi të zbatohen, besojmë se do ta përmirësojnë sistemin e furnizimeve publike”, tha Elena Milevska, Shtërbevska, Oda Ekonomike.

Procesi i furnizimit publik vite me radhë e tronditnin skandale të shumta. Pyetja kryesore e cila tani po parashtrohet është – nëse më në fund do të vendoset një rend kur bëhet fjalë për harxhimin e parave publike. Të dhënat zyrtare tregojnë se për një vit, institucionet shtetërore përmes tenderëve të ndryshëm, harxhojnë rreth një miliardë euro, para të qytetarëve.

Përgatiti: Ile Ptrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU