TAKIMI BEKTESHI-BEQAJ, PUNIMET PËR AUTOSTRADËN SHKUP-BLLACË FILLOJNË MË 2019

820
0
SHPËRNDAJE

Autostrada Prishtinë –Shkup është në fazën përfundimtare nga ana kosovare, ndërsa punimet në Maqedoni do të fillojnë në vitin e ardhshëm. Projekti prej 12 kilometrave pritet të përfundojë në vitin 2022.

Ministri i ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit që pati me ministrin kosovar të inovacioneve dhe sipërmarrjes Besim Beqaj njoftoi  se bashkëpunimi ekonomik me Kosovën për inport-export, në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 11.4% , ndërsa 6% në krahasim me vitin 2016.

“Në seancën e djeshme të qeverisë ne kemi caktuar afate kohore deri kur duhet të kryhet autostrada Shkup-Bllacë, për shkak se ajo është me një rëndësi të veçantë për komitetin e biznesit të Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu edhe për lidhjen me Kosovën, andaj kjo autostradë sipas të gjitha projeksioneve do të fillojë të ndërtohet gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Ministri kosovar për inovacione dhe sipërmarrësi theksoi se infrastruktura është element kyç në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se autostrada Prishtinë – Han i Elezit dhe Bllacë – Shkup duhet përfundohet sa më shpejt.

“Infrastruktura është parakusht për ta zhvilluar bashkëpunimin ekonomikë edhe më tutje dhe besojmë që iniciativa jonë që është gati në përfundim e sipër për përfundimin e autostradës në pjesën e Kosovës do të gjejë lëvizje të shpejta edhe në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik. Kjo bëhet për të mirën ekonomike për të mirën e qytetarëve të dy vendeve tona, me qëllim që të maksimizojmë efektin ekonomik të bashkëpunimit”, u shpreh Besim Beqaj, Ministër për inovacione dhe sipërmarrësi së Kosovës.

Maqedonia dhe Kosova në fund të muajit mars  pritet të zhvillojnë takimin e katërt të Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik. Në  procesin e përgatitjes është edhe memorandumi për bashkëpunim për kontrollin e mallrave strategjike e cila do të nënshkruhen nga ministrat përgjegjës. Përveç infrastrukturës rrugore, biznesmenët në të kaluarën kanë kërkuar edhe përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe hapjen e pikave të reja kufitare për bashkëpunim më të thellë.

Përgatiti: Bajram Memeti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU