Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell

TË FUNDIT

Moti në vendin tonë do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në juglindje erë mesatare nga drejtimi juglindor. Paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të vogla.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -10 deri në -2, ndërsa ajo e ditës prej 4 deri në 14 gradë.

Në Shkup, paradite mot me vranësira mesatare, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 8 gradë.

Vijon një periudhë të motit të qëndrueshëm, me diell me vranësira mesatare. Paradite, në disa lugina do të shfaqet mjegull dhe vranësira të vogla. Temperaturat e mëngjesit dhe ato ditore do të rriten, gjë që do të shkaktojë shkrirjen e përshpejtuar të trashësisë së borës. Gjatë natës drejt të dielës në pjesën lindore të vendit do të ketë vranësira të shtuara me kushte për shi të dobët, kurse në malet me dëborë.