MAKRON KËRCËNON ASADIN, NËSE DËSHMOHET PËRDORIMI I ARMËVE KIMIKE, FRANCA DO TË SULMOJË SIRINË

481
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, kërcënoi regjimin e Sirisë se Franca do të ndërmerr sulme kundër këtij vendi, nëse dëshmohet se regjimi në Damask ka përdorur armë kimike.

“Do të sulmojmë vendet, nga të cilat janë ndërmarrë apo organizuar sulmet e tilla”, tha Makron, por shtoi se shërbimet franceze të inteligjencës nuk kanë gjetur dëshmi të pamohueshme se janë përdorur armë të tilla.

Agjencitë e lajmeve vunë në pah se Makron këtë paralajmërim e bëri, pas raportimeve gjithnjë e më të shpeshta se kundër civilëve në Siri po përdorën armë të ndaluara kimike.

Vetëm në janar ka pasur pesë raporte për përdorimin e këtyre armëve, ndërsa javën e kaluar në tërë botën qarkulluan xhirimet nga një spital në provincën Idlib, në të cilat pretendohet se mund të shihen të lënduarit pas një sulmi me armë kimike.

Ndërkohë, shërbimi britanik, Bi Bi Si ka raportuar se së paku dy luftëtarë rusë janë vrarë, gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga forcat amerikane në verilindje të Sirisë. Në raport u theksua se ata janë vrarë javën e kaluar dhe se me gjasë bëhet fjalë për mercenarë rusë, të angazhuar nga një firmë private, e cila bashkëpunon me regjimin në Damask.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU