BORA BLLOKON AKSIN MAVROVË – DIBËR

624
0
SHPËRNDAJE

Për shkak të ortekut në rrugë është ndërprerë krejtësisht komunikacioni në aksin Mavrovë – Dibër, kumtoi sonte Lidhja Auto-mote e Maqedonisë.

Reshjet e borës shkaktuan probleme në komunikacion në pjesën më të madhe të rrugëve të shtetit. Ndalesë për automjetet e udhëtarëve është vendosur në qafën  malore Gjavoto, ndërsa në  drejtimin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese dhe për autobusë. Ndalesë për automjete të rënda transportuese ka edhe në drejtimet rrugore Strugë – pika kufitare Qafëthanë, nga Shtraza drejt fshatit Kolarë dhe anasjelltas dhe në vendkalimet malore Presekë dhe Bukovë.

Reshje të borës ka në Tetovë, Kodrën e Diellit, Gostivar, Shtrazë, Mavrovë, Prilep, Ohër, Strugë, Resnjë, Krushevë, Kërçovë, M.Brod, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec. Në qafën malore Shtrazë, për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar deri në 100 metra.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU