SONTE 2 NDESHJE TË LIGËS SË KAMPIONËVE

496
0
SHPËRNDAJE

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, rundi i 16të i eliminimeve

Me fillim nga ora 20:45 sonte do të zhvillohen 2 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Basel do ta presë në shtëpi Manchester City-n, në ndeshjen që do të zhvillohet në St. Jakob Park. Refer i ndeshjes do të jetë suedezi Jonas Eriksson, shkruan rtv21.tv.

Ndeshja e dytë për sonte është derbi në mes të Juventus-it dhe Tottenham-it. Ndeshja zhvillohet në Allianz Stadium dhe refer i ndeshjes do të jetë gjermani Felix Brych. Çfarë e bënë këtë derbi edhe më interesant, është fakti se Juventus në 15 ndeshjet e fundit nuk ka humbje, e në anën tjetër Tottenham ka vetëm 1./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU