FILLOI GJYKIMI KUNDËR TË MITURËS PALESTINEZE, AHED TAMIMI

511
0
SHPËRNDAJE

E mitura palestineze, e cila u xhirua duke qëlluar me shuplakë një ushtarë izraelit, ka dal sot para një gjykate ushtarake në Izrael dhe rasti i saj ka përçarë opinionin publik.

Ahed Tamimi, 17 vjeçare, akuzohet për 12 shkelje, përfshirë këtu edhe për sulm kundër forcave të sigurisë dhe nxitje të dhunës. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet me burg shumëvjeçar.

Për palestinezët, Tamimi është simbol i rezistencës kundër pushtimi izraelit, por shumë izraelit e shohin atë si një person të dhunshëm, i cili shkakton telashe në kërkim të vëmendjes dhe publicitetit.

Organizata Amnesti Interneshënell ka kërkuar lirimin e saj, duke akuzuar me këtë rast Izraelin për trajtim diskriminues të fëmijëve palestinezë.

Tamimi në moshën 16 vjeçare u xhirua nga nëna e saj duke u grindur me dy ushtarë izraelitë, në rrugën para shtëpisë së familjes në Nabi Saleh, në Bregun Perëndimor, më 15 dhjetor të vitit 2017.

Në xhirim ajo mund të shihet duke shqelmuar një ushtar dhe duke e qëlluar me shuplakë.

Procesi është duke u zhvilluar prapa dyerve të mbyllura. Krahas Tamimit, të akuzuar janë edhe nëna dhe një kushëri i saj.

Pas incidentit, ministri izraelit për Edukim, Naftali Benet, pat deklaruar se Ahed Tamim e meriton që të kaloi tërë jetën e saj në burg.

Izraelitet janë të mendimit se Tamim është shfrytëzuar nga familja e saj për të provokuar ushtarët izraelit gjatë xhirimit.

Dy vjet më parë, Tamim shihet në një xhirim tjetër duke kafshuar në dorë një ushtarë izraelit, i cili kishte arrestuar të vëllain e saj, nën dyshimin se kishte hedhur gurë.

Tamim për veprimet e saj u lavdërua edhe nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, i cili e nderoi atë me një medalje për guxim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU