SHTËPIA E BARDHË PËRGËNJESHTRON NETANJAHUN

442
0
SHPËRNDAJE

Në SHBA nuk është biseduar për aneksimin e kolonive në Bregun Perëndimor.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar pretendimet e kryeministrit të Izraelit se ai ka biseduar me administratën e presidentit amerikan për aneksimin e kolonive hebrenje në Bregun Perëndimor.

“Raportet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë diskutuar me Izraelin për planin për aneksimin e Bregut Perëndimor janë të gabuara. Uashingtoni dhe Izraeli kurrë nuk kanë biseduar për një propozim të tillë dhe vëmendja e Presidentit mbetet e përqendruar në iniciativën paqësore izraelito-palestineze”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Më herët, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaroi se ka tashmë ca kohë që ai është duke biseduar me administratën amerikane për zgjerimin e sovranitetit të Izraelit në kolonitë hebrenje në Bregun Perëndimor. Ai këtë e tha gjatë një takimi të partisë së tij Likud.

Netanjahu ju referua ligjit për sovranitet, i cili mbështetet nga lobistët e djathtë dhe i cili parasheh aneksimin e kolonive hebrenje në Bregun Perëndimor, territore këto të cilat Izraeli i pushtoi në vitin 1967, së bashku me Jerusalemin Lindor. Në këto territore, në mesin e 3 milionë palestinezëve jetojnë rreth 600 mijë kolonë hebrenjë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU