FARAZH: NË RAST SE LONDRA I NËNSHTROHET BRUKSELIT, BRITANIA NË KRIZË KUSHTETUESE

406
0
SHPËRNDAJE

Ithtarët e “Brexit” kundër kompromisit me BE-në.

Britania mund të zhytet në krizën më të madhe kushtetuese që nga Lufta e Dytë Botërore, tha deputeti dhe mbështetësi i Bregzitit, Najxhell Farazh.

Farazh tha se kjo do të ndodhë nëse kryeministrja e Britanisë, Tereza Mej, bën kompromise në marrëveshjen për Bregzit apo nëse procesi shtyhet për shkak të kundërshtarëve të Bregzitit.

“Në rastin më të mirë, nën kryesimin e qeverisë tonë patetike, Bregziti do të ndodh vetëm në letër. Në rastin më të keq, duhet të luftojmë sërish për çdo gjë. Do të ishte kjo një tradhti ndaj miliona qytetarëve, të cilët votuan për këtë”, tha Farazh.

Në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore të Mejit, por edhe në Parlamentin e Britanisë, ka qëndrime të ndryshme për Bregzitin, ndërsa Mejit i kanë mbetur në dispozicion vetëm edhe tetë muaj që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, e cila do të ishte e favorshme për Britaninë.

Përkundër faktit se ka mbetur edhe pak kohë në dispozicion, Mej po këmbëngul se Britania do të largohet nga unioni më 29 mars të vitit të ardhshëm.

Kundërshtarët e Bregzitit po tentojnë të grumbullojnë mbështetje të mjaftueshme në dhomën e ulët të Parlamentit, në mënyrë që të jenë në gjendje të bllokojnë marrëveshjen eventuale mes Mejit dhe unionit.

Farazh tha se nëse marrëveshja refuzohet nga Parlamenti, atëherë vendi do të zhytet në krizë kushtetuese dhe shtoi se gjasat që kjo të ndodh po rriten për çdo javë.

Sipas tij, nëse marrëveshja për Bregzit refuzohet duke u bazuar në votëbesimin për qeverinë, atëherë Britaninë e presin zgjedhjet parlamentare apo një referendum i ri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU