Arrestohet deputeti Enver Bijediq

TË FUNDIT

Deputeti i Dhomës Përfaqësuese  të Asamblesë Parlamentare  në Bosnja e Hercegovinë dhe kryetar i socialdemokratëve, Enver Bijediq në mëngjes është arrestuar në Tuzlla.

Ai është arrestuar në një aksion të Agjencisë shtetërore për hetim dhe mbrojtje (SIPA).

Pjesëtarët e SIPA-s kryejnë bastisje në disa lokalicione në Tuzlla, Graçanicë dhe Banoviq, në suaza të lëndës së Prokurorisë në Tuzlla lidhur me marrëveshjet e dyshimta në Minierën e Tuzllës për kripë.