GJENDET NJË BOMBË E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE NË LONDËR, MBYLLET AEROPORTI “LONDON SITI” NË KRYEQYTET

442
0
SHPËRNDAJE

Një prej aeroporteve më të mëdhenj të Londrës, ai i London Sitit është mbyllur gjatë ditës së sotme, për shkak të një kërcënimi të mundshëm si pasojë e gjetjes së një bombe të Luftës së Dytë Botërore në afërsi të lumit Temza.

London Siri Eirport ka mbyllur dyert e tij pasi gjatë punimeve paraprake për zgjerimin e tij u gjet një bombë 500 kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore.

Të gjitha fluturimet do të mbeten të pezulluara gjatë gjithë ditës së sotme, ku sipas zyrtarëve mbi 16 mijë udhëtarë janë prekur nga ky incident.

Bomba është gjetur rreth orës 05:00 sipas kohës lokale të së dielës. Në mbrëmje, pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë, zyrtarët vendosën që ta mbyllin aeroportin.

Punëtorët e zgjerimit u zëvendësuan nga Rojall Nevi për çaktivizimin dhe zhvendosjen e pajisjes në një zonë të sigurtë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU