PAS SHPËRTHIMIT NË ATHINË, OPOZITA FAJËSON PËR “SULM” KRYEMINISTRIN ALEKSIS CIPRAS

429
0
SHPËRNDAJE

Policia greke po e heton si sulm shpërthimin e një bombole të gazit në Athinë, para zyrave të firmës së modës, pronare e së cilës është Mareva Grabovska Micotakis, bashkëshortja e Presidentit të partisë opozitare Demokracia e Re, Kiriakos Micotakis, shkroi gazeta Kathimerini.

Gazeta raportoi se sulmi ka ndodhur në lagjen Psiri, në qendër të Athinës, me ç’rast është dëmtuar hyrja e ndërtesës, por nuk ka pasur të lënduar.

Kiriakos Micotakis në lidhje me sulmin u shpreh në profilin e tij në Tuiter, me ç’rast shkroi se është ky një sulm i cili është planifikuar në rezidencën zyrtare të kryeministrit Aleksis Cipras dhe shtoi se ai nuk i frikësohet pozitës.

Ai më tutje theksoi se sulmi është rezultat i propagandës së Qeverisë, qëllimi i së cilës sipas Micotakisit është që të shkatërrohet karriera e tij politike.

Përkundër kritikave në adresë të tij, në lidhje me sulmin u shpreh edhe kabineti i Ciprasit, i cili dënoi sulmin në fjalë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU